Ilustrim

Rrufeja vret mbi 200 krerë dhi në Mirditë (VIDEO)

Rrufeja ka vrarë rreth 250 krerë bagëti në fshatin Zaj të Mirditës, në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur “Veni Valmor”. Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima, raporton Ora News.

Delet, dhitë, kecat e shqerrat ishin në pronësi të Prena Buruku, i cili i ka shpëtuar rrufesë që i vrau bagëtinë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video amatore nga vendi i ngjarjes, ku ka mbetur e shtrirë afër pemëve, bagëtia e ngordhur./OraNews

.