Ilustrim

Lipjan, 5 persona rrahën mes vete për ushqim të bagëtive

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në komunën e Lipjanit për shkak të një sasie të ushqimit të bagëtive.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të dyshuar, ku njëri prej tyre i mitur kanë sulmuar dy persona të tjerë, prej tyre një i mitur poashtu.

Sipas Policisë, personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me këtë rast është marrë edhe prokurori, i cili pas intervistimit i ka liruar në procedurë të rregullt.