Ilustrim

Policia Gjen Gëzhoja të Pistoletës në Prishtinë

Disa të shtëna me armë zjarri ndodhën në Prishtinë ditën e djeshme.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të shtënat kanë ndodhur dje në Rrugën “Enver Zymberi”.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës.

Sipas policisë, nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa rasti po hetohet.