Ilustrim

Policia Gjen Benzinë në Një Veturë, Dyshon se do të Përdorej në Protestë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 ka ndalur një veturë të tipit BMW në rrugën “Kosta Novakoviq” në Prishtinë dhe gjatë kontrollit të saj ka gjetur një bidon me benzinë dhe një shkop bejzbolli.

Policia dyshon se këto mund të jenë destinuara për përdorim në ndonjë aktivitet të dhunshëm gjatë protestës së partive opozitare.

“Marrë parasysh faktin se  kryeqendra ka filluar të gravitohet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe automjeteve, policia ka filluar me bllokime të pjesshme dhe ri drejtime të trafikut në disa segmente rrugore të qytetit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pesë persona të ndaluar në këtë veturë janë arrestuar nga Policia dhe janë shoqëruar në stacionin policor.

“Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat qe e karakterizojnë këtë rast”, thuhet në komunikatë.

vetura2