Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Podujevë, arrestohet djali që kërcënonte vazhdimisht babanë

Policia në Podujevë e ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka kanosur në vazhdimësi prindin e tij.

I dyshuari është arrestuar dje, ndërsa babai kishte raportuar të premten në mbrëmje në Polici se po kanosej në vazhdimësi nga i biri i tij.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.