Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Plumbi Qorr ia Dëmton Veturën

Një ferizajas ka njoftuar Policinë se vetura e tij “Renault Clio”, e parkuar në oborrin e shtëpisë, është qëlluar nga një predhë bredharake.

Rasti, të cilin Policia po e trajton si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka ndodhur dje rreth mesditës në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.