Petroviq në samitin e NATO-s në Turqi

Presidenti i Partisë së Pavarur Liberale dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Sllobodan Petroviq, po ndjek seminarin e 99-të Rose Rototh të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Në këtë takim marrin pjesë 150 deputetë nga vende të ndryshme anembanë botës, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s në nivel parlamentar. Takimi është fokusuar veçanërisht në çështjet e sigurisë, energjinë e politikës së jashtme.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, do të prezantojë tek përfaqësuesit e NATO-s për situatën aktuale të sigurisë të serbëve në Kosovë.

Sllobodan Petroviq do të qëndrojë në Ankara deri më 14 prill.