Pesë të vdekur nga zjarri në Gjermani

Zjarrfikësit gjermanë thonë se pesë persona, duke përfshirë katër fëmijë dhe një i rritur kanë vdekur si pasojë e një zjarri në shtëpinë e tyre në qytetin jugor të Nurembergut në Gjermani.

Pak pas orës 3 të mëngjesit një zjarr u raportua në një shtëpi banimi. Në katin e sipërm, zjarrfikësit gjetën gruan dhe katër fëmijët dhe e nxorën jashtë shtëpisë.

Të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar viktimat kanë dështuar.

“Për fat të keq, çdo ndihmë ishte tepër vonë”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve. Katër të rritur ishin në gjendje të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo shumë të rënda, transmeton rtv21.tv.

Zjarrfikësit thonë se viktimat janë një foshnje dhe tre fëmijë të tjerë, moshat e të cilëve ishin 4, 5 dhe 7 vjeç si dhe një grua 34 vjeçare./rtv21/