Mbi 100 të vdekur nga zjarret në Kili
Numri i të vdekurve nga zjarret intensive që kanë shpërthyer në Kilin qendror është rritur në të paktën 112.
Ministria e Brendshme ka thënë të dielën vonë se kanë pranuar 112 viktima të vdekur, 32 prej të cilëve janë identifikuar dhe se 40 zjarre janë ende aktive në vend.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi se disa nga të vdekurit janë parë të shtrirë në rrugë, të mbuluar me çarçafë.
Autoriteti pyjor i Kilit ka regjistruar 159 zjarre në të gjithë vendin të dielën, duke mbuluar një sipërfaqe prej gati 28,000 hektarësh.
Zyrtarët kileanë kanë thënë se mijëra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, duke përfshirë më shumë se 3,000 vetëm në rajonin e Valparaiso.
Ministrja e Brendshme ka paralajmëruar për një numër edhe më të madh të vdekjeve, duke shtuar se më shumë se 300 persona rezultojnë të zhdukur.
Vitin e kaluar, më shumë se 425,000 hektarë tokë u shkatërruan në qendër dhe në jug të Kilit. Të paktën 26 persona u vranë.
Zjarret e këtij viti janë shkaktuar nga një valë e nxehtë e verës dhe thatësira e shkaktuar nga fenomeni i motit El Nino./DW