Tre të Arrestuar Për Fajde, Detyrim dhe Shmangie nga Tatimi

Janë arrestuar sot tre persona nën dyshimet për fajde, detyrim dhe shmangie nga tatimi.

Operacioni policor që çoi në arrestimin e këtyre personave u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike brenda drejtorisë që heton këto krime.

Sipas komunikatës së Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 shtëi, një banesë dhe 3 lokale në Prishtinë.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente, kompjuterë, telefona  dhe para të gatshme,” thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit janë personat me inicialet G. A. (1978), A. G (1968) dhe A. B. (1965)

Me urdhër të prokurorit personave të arrestuar u është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Prokurori ka urdhëruar edhe mbylljen e  tri lokaleve të bastisura.

 

Aksione policore nën dyshimet për fajde u bënë edhe në shtator e tetor po në Prishtinë.