Komuna e Gjilanit Bën Bilancin e Tërmetit

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se pas lëkundjes së sotme të të tokës është vënë në dispozicion me të gjithë kapacitetet komunale për t’u dalë në ndihmë qytetarëve për ndonjë ndihmë eventuale.

“Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk është raportuar asnjë rast nga qytetarët për dëme, as në njerëz e as dëme materiale”, thuhet në një komunikatë të komunës së Gjilanit.

Rajoni i Gjilanit u godit sot nga një tërmet i magnitudës 3.4 i cili thuhet se epiqendrën e kishte në afërsi të fshatit Livoç i Poshtëm.

Komuna e Gjilanit njofton se Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me Shërbimin e Zjarrfikësve dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës është në dispozicion të qytetarëve në çdo kohë, për t’u dalë në ndihmë atyre për çdo kërkesë dhe në çdo kohë.