Edward Snowdenit i Ngritet Bust në Nju Jork

Papritmas në mes të natës në Nju Jork, fytyra e Edward Snowden-it u shfaq – thellë në një park publik, raporton AP.

Me një gjatësi rreth 1 metër, busti i skalitur rreth 100-kilogramësh i denoncuesit, tani në ekzil në Rusi, u shfaq vjedhurazi në Fort Greene Park në Brooklyn të hënën para agimit.

Animal New York, një website i qytetit që dha lajmin së pari lidhur me incidentin, tha se autorët misteriozë ishin një grup i vogël i artistëve – adhurues të ish-kontraktorit i cili kishte rrjedhur informacione të klasifikuara nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar.

Aktivistët ngritën bustin në krye të një memoriali Revolucionar të Luftës, duke shtuar emrin e tij në një kolonë, raporton Animal New Jork.

Faqja e internetit thotë se grupi i lejoi ata për të dokumentuar instalimin e statujës me kusht që të mos zbulonin identitetin e artistëve.

Por, shfaqja artistike e Snowden ishte jetëshkurtër.

Në agim, policia tha se zyrtarët e parkut të qytetit urdhëruan që skulptura e Snowden të hiqet. Dhe në mbrëmje, busti i tij ishte duke u mbajtur në Komisariatin e 88-të Brooklyn-it në pritje të një hetimi.

Ideja për bustin u konceptua nga dy artistë të New Jorkut, së bashku me një skulptor nga Bregu Perëndimor, tha  Animal New York.