Perfomancë teatrore kundër drogës në Ferizaj

Shfaqja “E bardha që vret” e bazuar në romanin e Shkëlzen Marevcit me regji të Ali Krasniqit do të luhet sot, me 26 tetor 2018 në ora:18.00 në sheshin “Ismail Kadare” në Ferizaj.

Performanca ka për qëllim të trajtojë përdorimin e drogës nga të rinjtë dhe pasojat që vijnë nga përdorimi i saj dhe jepet në kuadët festivalit të teatrit që po mbahet në Ferizaj.

Performanca përmes personazheve të saj jep shpjegime të mjaftueshme se si një i ri bëhet përdorues droge, se si i krijohen problemet familjare, se si ata shndërrohen në kriminel e njerëz aq të dhunshëm vetëm për të arritur që ta sigurojnë drogën e deri te shkatërrimi i jetës e cila përfundon me vdekje të parakoshme nga vetëvrasja ose mbidoza.

Në shfaqja luajnë Euron Kadriu, Rinesa Behluli, Valza Ferizi, Olsa Bytyqi, Yllka Qoqaj, Elona Krasniqi, Erza Krasniqi.