Peja

Pejë, zhduket një vajzë

Një nënë nga Peja ka raportuar në Polici zhdukjen e vajzës së saj.

Rasti është raportuar dje në mëngjes, rreth orës 7:30.

Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka shkuar në shkollë në mëngjes dhe ende nuk është kthyer.

E njëjta deklaron se asnjëherë nuk ka ndodhur që viktima të mos kthehet nga shkolla.

Rasti është duke u hetuar.