Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohen tre persona për grabitje

Tre persona janë arrestuar për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në muajin janar në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë grabitja kishte ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, në Pejë me datë 22 janar të këtij viti, rreth orës 12:00.

Policia ka arritur t`i identifikoj dhe t`i arrestoj dje tre të dyshuarit për këtë rast.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.