Lopetegui- Real Madrid

Pedrerol: Lopetegui po ia kujton tifozëve të Realit Rafael Benitezin

Real Madridi assesi nuk po arrijnë ta gjejnë rrugën e fitoreve, pasi në tri ndeshjet e fundit ka arritur të marr vetëm një barazim pa gola dhe dy humbje.

Pas humbjes së mbrëmshme befasuese ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve me rezultat 1:0, analisti i futbollit Josep Pedrerol Alonso ka dhënë një konkludim për trajnerin madrilen Julien Lopetegui, duke thënë se Reali tashmë është në krizë dhe tifozët nuk e duan një Real të tillë.

“Ramos pushim, Bale jo i ftuar, Marcelo i lënduar. Çfarë imazhi ka dhënë Real Madridi deri më tani. Është e qartë se ata janë në krizë tashmë. Real Madridi është kampion i Evropës, ata e bënë këtë për tri vite me radhë, natyrisht se tifozët nuk e duan një Real të tillë”, ka komentuar Josep Pedrerol.

Ai ka thënë se Lopetegui po ka vështirësi edhe në përzgjedhjen e lojtarëve për formacionin startues kështu duke lënë në stol lojtar si Modric e Bale e me këto veprime sipas spanjollit tifozëve të realit ia kujton Rafael Benitezin.

“Vështirësitë në përzgjedhjen e lojtarëve duke lënë Modric në stol, me Benzeman startues të padiskutueshëm dhe me Marianon në stol si dhe Vinicius vetëm të ftuar. A e dini se çka i kujton kjo tifozëve të Realit? Rafael Benitez !”, përfundoi ai.