Foto: PDK

PDK nis mbajtjen e konventave për zgjedhje komunat e Dukagjinit

Partia Demokratike e Kosovës sot ka filluar me mbajtjen e konventave hapëse për zgjedhje të brendshme në Pejë, Klinë dhe Deçan. Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe kryetari i saj, Kadri Veseli.

Veseli tha se zgjedhjet e brendshme në PDK, me mënyrën e organizimit, transparencën dhe garën e hapur janë një model për të gjithë Kosovën.

Sipas tij, në të ardhmen do të ketë më shumë zhvillim ekonomik sepse sektori privat do të mbështetët nga shteti me politika fiskale që mundësojnë rritjen e bizneseve ekzistuese dhe hapjen e atyre të reja.

Kadri Veseli gjithashtu theksoi se një fokus i veçantë në platformën e PDK-së do të ketë edhe edukimi i të rinjve i cili sipas tij, do të bëhet përmes reformave dhe përshtatjes së arsimit më tregun e punës dhe nevojave që ka shteti i Kosovës.

“Të gjitha këto. Por në veçanti zhvillimi ekonomik dhe integrimi nuk mund të bëhen pa pasur besim në shtetin e Kosovës, në vizionin tonë”, tha ai.