Pastrohet Liqeni Akumulues

Që nga 8:00 e mëngjesit ka filluar aksioni për pastrimin e Liqenit Akumulues.

Ky aksion është ndërmarrë me iniciativën e Shoqatës së Peshkatarëve të Mitrovicës dhe Komunës së Mitovicës.

Pastrimi po bëhet në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Po pastrohet hapësira ujore nga barishtet gjithmonë duke pasur kujdes për ruajtjen e fondit të peshqve, sepse në këtë liqe ka një fond të madh të peshkut, ndër të cilët edhe trofta autoktone nga lumi i Selacit i transferuar nga peshkataret”, tha për KALLXO.com drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve, Asllan Isufi.

Ky aksion do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë dhe shumë shpejt nga shoqata në fjalë dhe Komuna do të organizohet gara sportive e peshkimit.