Rrëshqet një pjesë e gurëve rreth Liqenit Akumulues në Mitrovicë

Vërshimet e janarit kanë bërë që të ketë rrëshqitje të gurëve tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, derisa Komuna e Mitrovicës Jugore ende është në procedura për t’i rregulluar dëmet.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Granit Tmava ka thënë për KALLXO.com se kjo shembje ka ndodhur si pasojë e vërshimeve.

Tmava ka konfirmuar se tashmë kanë nisur procedurat për rregullimin e shtratit anash liqenit i cili është shembur.

“Na kemi nis procedurat për rregullimin e kësaj. Kjo ka ndodhë kur kanë qenë vërshimet në Mitrovicë. Është bërë edhe dëmtimi i bankinave dhe skarpateve te Liqeni Akumulues. Kur ka qenë vërshimet gjatë këtij viti ka ndodhë edhe dëmtimi në fjalë” – tha Tmava për KALLXO.com.

Drejtori Tmava ka konfirmuar se brenda këtij vitit të bëhet sanimi i dëmeve.

“Na e kemi bërë inspektimin në terren, e kemi pa sa është dëmi, e kemi bërë edhe vlerësimin e tyre. I kemi nis procedurat për rregullimin e dëmit dhe presim të sanohet brenda këtij viti. Jemi duke bërë rregullimin e shtatit të lumit. I njëjti operator i cili është duke punuar, i kemi kërkuar që të bëjë edhe sanimin dhe rregullimin e këtij problemi” – përfundoi Tmava.

Rrëshqet një pjesë e gurëve rreth Liqenit Akumulues në Mitrovicë
Rrëshqet një pjesë e gurëve rreth Liqenit Akumulues në Mitrovicë

KALLXO.com pati raportuar më parë për vërshimet që ndodhën në janar.

Pas reshjeve të shiut, uji në lumin Ibër pjesërisht pati dal nga shtrati.

Këtë e pati konfirmuar për KALLXO.com Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës duke thënë se kjo përfshinte edhe një pjesë tek Liqeni Akulumues.

Mitrovica në situatë të vështirë nga vërshimet