Ilustrim

Pasagjerët i grabisin taksistit 80 euro nën kërcënimin e armës

Një taksist është grabitur dje nga dy pasagjer në Gllogoc.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje pas mesnate.

Në raport thuhet se taksisti ka raportuar se derisa ishte duke transportuar dy pasagjerët e tij, të njëjtit nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 80 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e policisë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore

KALLXO.com ka raportuar dje se si një taksist nga Fushë- Kosova ishte grabitur nga pasagjerët e tij në Klinë.

https://kallxo.com/taksisti-nga-fushe-kosova-grabitet-ne-kline/

.