Pas raportimit të qytetarit në KALLXO.com, ATK gjen parregullsi në biznesin e fotografisë

Pas pranimit të informacionit nga KALLXO.com se një biznes i cili merret me fotografim po i shmanget detyrimeve tatimore, dy inspektorë të ATK-së dolën në terren dhe kryen kontrollin.

Kontrolli rezultoi me gjetjen e parregullsive.

Informacioni i qytetarit se ky biznes po i shmanget obligimeve tatimore doli të jetë i saktë, pasi gjatë kontrollit inspektoret konstatuan se biznesi në fjalë nuk mbanë fare libra të shitjes.

Inspektorët gjetën se biznesi i fotografive nuk mbante regjistrat si duhet dhe pas përfundimit të kontrollit dhe konstatimit të gjendjes në teren rasti u procedua për në zyrën e ndëshkimeve tatimore “ZGJONA”.

Javë më parë pas raportimeve të KALLXO.com, parregullsi u hasen edhe në një numër të madh të dyqaneve të cilat merren me shitblerjen e telefonave.

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-kallxo-com-atk-gjen-parregullsi-ne-dyqanet-e-telefonave-mobile-ne-prishtine/

Raportimet e qytetarëve rezultuan në konstatimin e parregullsive edhe në një restorant në Mitrovicë.

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-qytetarit-ne-kallxo-com-atk-gjen-parregullsi-ne-nje-restorant-ne-mitrovice/

KALLXO.com inkurajon qytetarët që t’i raportojnë të gjitha rastet në të cilat qytetarët hasin në parregullsi, me qëllim që të luftohet korrupsioni, evazioni fiskal dhe ekonomia joformale