Foto: Kallxo.com

Pas polemikave, Thaçi e Haradinaj kokë më kokë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, javën e kaluar kanë kaluar momente të acaruara në raportet e tyre.

Ideja e Thaçit për korrigjimin e kufijve i ka vënë dy drejtuesit më të lartë të shtetit në polemika të hapura në paraqitjet e tyre publike.

Por sot, në një ngjarje të organizuar në ndërtesën eqeverisë, Thaçi e Haradinaj kanë qëndruar afër njëri- tjetrit dhe janë parë kokë më kokë duke biseduar para se kjo ngjarje të fillojë.

Ata po marrin pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Kjo gjithashtu është ngjarja e parë publike në të cilën merr pjesë ministri i ri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tri ditë pas emërimit në këtë post.