Foto-ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin shqiptar, për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh kundër të dyshuarit D.Sh., shtetas i Republikës së Kosovës.

Shtetasi i nacionalitetit shqiptar, sipas Prokurorisë Speciale, është i dyshuar për krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

“Personi në fjalë është arrestuar më 15 qershor 2019, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.