Foto: Ilustrim

Paraburgim për grupin nga Shqipëria e Kosova që u kapën me drogë dhe armë

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka pranuar kërkesën e Prokurorit se Mitrovicës për caktimin e paraburgimit ndaj katër të dyshuarave për bartje dhe posedim të narkotikëve.

Të katër personat ishin arrestuar me 23 nëntor në fshatin Lushtë të Mitrovicës nga njësia e anti-drogës e Policisë për veriun e Mitrovicës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuar avokati Elvir Imeri i cili në këtë rast mbron të dyshuarin E.M.

“Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës ndaj klientit tim dhe 3 personave të tjerë që u arrestuan së bashku ditën e 23 nëntorit, dhe mund të konfirmoj se u është caktuar nga një muaj paraburgim”, tha avokati Imeri.

Ky grup ishte i përbërë nga dy persona nga Shqipëria dhe dy nga Mitrovica. E.M. dhe E.M. nga qyteti i Kukësi të Shqipërisë dhe D.F. e A.B nga Mitrovica.

Në aktvendimin për caktimin e paraburgimit kopjen e se cilës e ka siguruar KALLXO.com përveç sasisë së narkotikëve që ishte gjetur në veturën në veturën ku u arrestuan të dyshuarit, saktësohen edhe sendet e tjera të gjetura në shtëpinë e dy të dyshuarave nga Mitrovica.

“Sasia e substancës së narkotikëve e konfiskuar është 5 kilogramë e 905 gramë e dyshuar të jetë marihuanë, pastaj pas kontrollit të shtëpive të dyshuarave A.B dhe D.F. janë gjetur armë pa leje, pushkë automatike AK-47, një karikator, 22 fishekë, pushkë automatike Tomson, 15 fishekë, një karikator të zbrazët dhe një pistoletë Zikzauer dhe 5 fishekë”, thuhet në aktvendimin për caktimin e paraburgimit.