Pacolli do të Udhëtojë për në SHBA
Ndryshe nga Kryeministri i Vendit, Minstri i Jashtëm i Kosovës nuk po ka probleme të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli është duke zhvilluar një ‘tur’, të udhëtimeve në mesin e të cilëve pritet të vizitojë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha po ashtu se janë një varg ngjarjes që synon ti përcjellë në Amerikë.
Ndërkaq Pacolli, i cili për momentin gjendet në Londër, ka bërë të ditur se do të vizitojë shtetin e Iowa-s në pritjen e organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjenerali Thimothy Orr.
Pacolli në postimin e tij në Facebook po ashtu u shpreh falenderues ndaj ndihës së Gardës Kombëtare për Forcën e Sigurisë së Kosovoës (FSK).
“Do t’i falënderoj, në veçanti për mbështetjen e fuqishme, që Garda Kombëtare e këtij shteti i ka dhënë dhe po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për mbështetjen dhe bashkëpunimin, që tashmë është shtrirë në shumë fusha, duke përfshirë edhe binjakëzimin e shumë Komunave të Kosovës dhe Ioëa-s. Për mundësitë dhe potencialet në bujqësi e arsim dhe shumë fusha të tjera”, shkroi Pacolli.