Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli reagon për vrasjen në Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj vrasjes që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Ai ngushëlloi familjen duke thënë se dhuna vdekjeprurëse duhet të përfundojë.

“Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes”, shkroi Pacolli.

https://kallxo.com/vritet-nje-22-vjecar-ne-prishtine/