Foto: Twitter/Behgjet Pacolli

Pacolli mbështet ambasadorin e Zvicrës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka mbështetur deklaratën e ambasadorit të Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet për deklaratën e veteranëve të rrejshëm.

Pacolli në një postim në profilin e tij në wTitter tha se Zvicra është partner kryesor i Kosovës.

“Zvicra luajti një rol të madh në ndërtimin dhe zhvillimin shtetëror të Kosovës. Jam dakord me ambasadorin Jean-Hubert Lebet për kontributin e tij në miqësinë tonë të fortë në mes vendeve tona. Ne jemi të fortë dhe kemi fituar gjithmonë me miqtë dhe aleatët tanë. Mund të mësojmë shumë prej tyre”, tha Pacolli.

Ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet të mërkurën gjatë një vizitë në Drenas tha se që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.

https://kallxo.com/ambasadori-i-zvicres-nuk-eshte-normale-ne-ta-financojme-ujesjellesin-e-ju-ti-financoni-veteranet-e-rrejshem/

Për këtë, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mbrëmë në emisionin “Pressing” kërkoi largimin e tij.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha dërgu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj.

Për deklaratën e Lekajt kanë reaguar edhe ambasadorët e Quint-it, që i dolën në krah ambasadorit zviceran, Lebet.

https://kallxo.com/oconnell-i-del-ne-krah-ambasadorit-zviceran-per-komentin-lidhur-me-veteranet/

https://kallxo.com/edhe-heldt-pajtohet-me-ambasadorin-zviceran-per-veteranet-e-rrejshem/