Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com
Pacolli kërkon përfshirjen e Merkelit në zgjidhjen e problemeve në Ballkan
06.8.2018 - 19:44
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka parë si të domosdoshme përfshirjen e kancelares gjermane Angela Merkel në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.
“Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveq se një udhëheqëse e madhe, është edhe njê grua gjeniale. Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në ballkan.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Këto deklarata të tij vijnë në kohën kur po përflitet ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë./21Media