Pacolli Falënderon Shqipërinë e Maqedoninë për Bojkotin e Samitit të Banja Llukës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet pacolli, përshëndeti vendimin e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë për ta bojkotuar pjesëmarrjen në një samit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Banja Llukë pr shkak të mospranisë së Kosovës në të.

Pacolli në një postim në Twitter ka shprehu falënderim për dy shtetet që kanë anuluar pjesëmarrjen.

“Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm të Shqupërisë dhe Maqedonisë që nuk do të marrin pjesë në takimin e Banja Llukës, ku nuk është ftuar Kosova. Bosnja po shkon kundër bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka thënë se Bosnja dhe Serbia duhet ta kuptojnë që nuk ka bashkëpunim regjional pa prezencën dhe pjesëmarrjen e plotë të Kosovës.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur anulimin e pjesëmarrjes së këtyre shteteve. Sipas tij, ky veprim tregon politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia

“Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.