Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli Dënon Sulmin Ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë vonë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

Ai ka thënë se është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet e mbrëmshme, që ndodhën në Podgoricë, ku sipas raportimeve të deritashme kishte një sulm me një mjet eksploziv ndaj Ambasadës amerikane në Malin e Zi.

“Megjithëse motivet ende mbeten të paqarta dhe organet përgjegjëse të sigurisë atje janë duke kryer punën e tyre për zbardhjen e rrethanave, dënoj me fjalët më të ashpra këtë sulm të ulët ndaj institucioneve të aleatit dhe partnerit tonë strategjik, ShBA-së. Kosova mbetet e palëkundur pranë ShBA-ve dhe ofron ndihmën dhe bashkëpunimin në zhvillimin e hetimeve me institucionet përgjegjëse të Malit të Zi nëse kjo vlerësohet e nevojshme”, është shprehur ministri Pacolli.

http://kallxo.com/sulm-ne-ambasaden-e-amerikane-ne-mal-te-zi/

Gazeta e Malit të Zi “Vijesti” shkruan se policia dyshon që sulmin në Ambasadën amerikane në Podgoricë e bëri Dalibor Jaukokoviq.

http://kallxo.com/mediat-malazeze-zbulohet-dyshuari-per-sulmin-ne-ambasaden-amerikane/