Pacienti vidhet në spital, hajnat ia morën telefonin

Mesditën e djeshme ka ndodhur një vjedhje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë në Mitrovicë, përkatësisht në repartin e kirurgjisë.

Një person me kombësi serbe ka njoftuar forcat e rendit se i është vjedhur telefoni “Samsung” në vlerë prej 150 eurove.

“Rr. “Anri Dinani”, Mitrovicë  me 17.04.2019 rreth orës  12:00, viktima mashkull K/serb, ka njoftuar se në hapësirat e QKM- Mitrovicë – reparti i kirurgjisë, të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur telefoni  mobil të llojit “Samsung”,  në vlerë 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.