Foto: Mehmet Kraja/Facebook

Organizata “Integra” e padit për shpifje Mehmet Krajën

Organizata “Integra” ka njoftuar se e ka paditur për shpifje Mehmet Krajën

Sipas organizatës, Kraja përmes shkrimit autorial “Lehtësia e padurueshme e hipokrizisë”, i ka shkaktuar dëm të reputacionit të festivalit “Mirëdita dobar dan!”, të organizatës “Integra” si organizatore e festivalit dhe përfaqësuesve të saj.

Në bazë të padisë, “Integra” thekson se i padituri obligohet të kompensojë dëmin jo material (moral) në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Organizata thekson se padia ndaj autorit ka ardhur nga kjo pjesë e tekstit:  “Në këtë pikë, ndonëse përpiqet të tregojë fleksibilitet, duket se autori ka rënën nën influencën e fuqishme të asaj OJQ-së që synon integrimin e Kosovës në Serbi (dy çunat e asaj OJQ-je nuk kanë bërë gjë tjetër në jetën e tyre, përveç se, si dy pëllumba, kanë kërcyer nga dega në degë, duke kënduar “Mirë dita-Dobar dan!”) dhe që së fundi bëri raport për Akademinë dhe i vuri në lojë të gjitha mediet, përfshirë edhe një komision parlamentar”.