Opozita e Kosovës Planifikon Tubimin në Ditën e Pavarësisë

Partitë opozitare në Kosovë i kanë bërë thirrje njerëzve që të dalin në rrugë përsëri më 17 shkurt, kur vendi do të festojë përvjetorin e tetë të shpalljes së pavarësisë.

Tubimi shënon vazhdimin e fushatës së opozitës kundër një marrëveshje me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të Kosovës dhe marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Blloku tre-partiak opozitar i përbërë nga Vetëvendosje, AAK dhe NISMA gjithashtu do të kërkojë që qeveria të japë dorëheqjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se disa pjesë të marrëveshjes për të Asociacionit janë antikushtetuese.

Ndërsa Qeveria e Isa Mustafës, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, mbetet e heshtur në lidhje me këtë kërkesë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar në mënyrë të nënkuptuar dhunën të premten, duke folur në një forum me përfaqësues të shoqërisë civile.

“E mërkura [17 Shkurt] do të jetë dita e ballafaqimit. Numri i njerëzve në protestë do të jetë i madh dhe ata nuk mund të na injorojnë më “, tha Haradinaj.

Frofesori i Politikës Arben Qirezi tha se opozita ka arritur të ndërtojë një “rast efektiv” kundër marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, me Serbia dhe Mali i Zi të nënshkruara gushtin e kaluar.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka marrë Kosovën në mënyrë të gabuar me presionin që ia ka bërë qeverisë për të nënshkruar një marrëveshje e cila është jo vetëm antikushtetues, por dëmton funksionalitetin e Kosovës si shtet”, tha Qirezi për BIRN.

Deri sa opozita kërkon që qeveria të lë qeverisjen, dy partitë në koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, janë në proces për të përgatitur për një seancë, kur zëvendës kryeministri aktual Hashim Thaçi do të votohet për postin e Presidentit të Kosovës.

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanit Politikave, tha për BIRN-in se ishte e qartë se asnjëra nga palët nuk është e gatshme të tërhiqet nga qëndrimet.

Ndërsa opozita kërkon që qeveria të lë qeverisjen, dy partitë qeverisëse të Kosovës “një zgjidhje të kësaj krize nuk duket të jenë në horizont”, paralajmëroi ai, duke shtuar se Kosova kishte nevojë për “reformat e thella të ndërmarra në një dialog politik dhe institucional gjithëpërfshirës”.