Nxënësit e Gjimnazit te Specializuar Matematikor protestojnë për bursa

Një grup nxënësish kanë dalur në protestë përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar bursat e premtuara nga MASHT-i, të vitit të kaluar dhe për këtë vit.

Kastriot Qorrolli nxënës i këtij gjimnazi ka thënë se bëhet fjalë për diku rreth 150 deri 180 bursa. Ai ka thënë se MASHT-i iu ka mbetur borgj edhe vitin e kaluar sa i përket bursave.

Ndërsa përfaqësues të nxënësve  nga ky gjimnaz janë takuar me njërin nga këshilltarët e Ministrit, ku iu është premtuar që ky problem do të diskutohet në MASHT.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi lidhur me problematikën e këtyre nxënësve për drejtimin që konsiderohet deficitar.

Fehmi Hysenaj, këshilltar i Ministrit ka thënë se mjetet për bursat e këtij viti janë siguruar ndërsa për vitin e kaluar ende.

Një tjetër çështje që është diskutuar me nxenesit është edhe vendosja e tyre në konvikte. Ai tha se për këtë do të diskutoj me Qendrën e Studentëve ku do të shikojë mundësinë për vendosjen e nxënësve në konvikte dhe ta shfrytëzojnë edhe mensën.

https://kallxo.com/ministri-tejkalon-premtimin-per-matematikanet/