Komuna e Prishtinës hap thirrjen për ndarje të 120 bursave për studentë të universiteve publike

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për ndarjen e 120 bursave për studentë të universiteteve publike të nivelit Bachelor për vitin akademik 2023/24.

Sipas thirrjes së komunës, bursat do ndahen për fakultetet si në vijim: Fakulteti i Arteve- 4 bursa, Fakulteti i shkencave Sportive-4 bursa, Fakulteti Juridik-7 bursa, Fakulteti Ekonomik-7 bursa, Fakulteti Filologjik-8 bursa, Fakulteti i Edukimit-14 bursa, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës-10 bursa, Fakulteti Filozofik-7 bursa, Fakulteti  Inxhinierisë Mekanike-7 bursa, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës- 10 bursa, Fakulteti i Mjekësisë- 14 bursa, Fakulteti i shkencave matematiko-natyrore-14 bursa, Fakulteti  Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-14 bursa.

Komuna thekson se vetëm studentët e rregullt, së paku 10 vite banorë të komunës së Prishtinës, që janë të regjistruar në fakultete të universiteteve publike, me përjashtim të atyre në master dhe doktoratë, kanë të drejtë të konkurojnë për ndarjen e bursës komunale.

Thirrja do jetë e hapur nga 21.02.2024 deri më 06.03.2024, kurse aplikmi dhe dorëzimi i doumenteve bëhet në objektin e vjetër të komunës, në qendër të Prishtinës.

Këtu gjeni kriteret dhe detajet e thirrjes për bursa.