Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Nuk ka Rezolutë nga Kuvendi për Ramush Haradinajn

Në fakt, pozitë e opozitë u ndanë në qëndrime, më saktë për pikën 4 dhe 5 të rezolutës së propozuar.

Deputetët e AAK-së bënë kompromis për heqjen e pikës ku kërkohej përgjegjësia e ekipit kosovar në negociata me Serbinë, por nuk hoqën dorë nga pika në të cilën kërkohej ndërprerja e këtij dialogu.

Si rrjedhojë u propozuan dy rezoluta, njëra nga AAK bashkë me NISMA-n e Vetëvendosjen dhe tjetra nga PDK e LDK, por asnjëra nuk kaloi në votim.

Rezoluta e opozitës mori 28 vota për, 3 kundër dhe 5 abstenime, ndërsa ajo e pozitës 38 për; 6 kundër dhe 3 abstenime.

“Nuk ka rezolutë. Shihemi pas datës 16 janar kur fillojmë me seanca të rregullta plenare”, përfundoi seancën e jashtëzakonshme kryeparlamentari Kadri Veseli.