Njëri nga të arrestuarit dërgohet në emergjencë

Një nga të arrestuarit në aksionin e Policisë së Kosovës në veri është sjellë në emergjencën e spitalit të Mitrovicës.

Në fotot e siguruara nga KALLXO.com shihet i arrestuari duke zbritur nga ambulanca dhe gjendja e tij nuk duket shumë e rëndë.

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës ka nisur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Deri më tani numri i të arrestuarve ka arritur në 10.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje ku shihen njësi të shumta të Policisë së Kosovës. KALLXO.com mëson se cak i këtij aksioni janë rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë. Janë realizuar disa bastisje në disa lokacione ndërsa aksioni është duke vazhduar.

Katër zyrtar policor kanë pranuar sot tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, pas operacionit policor i cili po vazhdon të zhvillohet në disa pjesë të vendit.