Foto: Ilustrim

Një i Vdekur në Aksidentin e Traktorit me Veturë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku kur një traktor u ndesh me një veturë në një rrugë në fshatin Shalë të Lipjanit.

Policia e Kosovës raporton se aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20.

Sipas policisë, një traktor pa targa dhe një veturë Golf IV u ndeshën në rrugë ndërsa viktima që gjendej në veturë nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar edhe një viktimë mashkull K-Shqiptar i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.