Foto-ilustrim

Një i Plagosur në Prishtinë

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

“Rreth orës 04:20 kemi pranuar një informatë për gjuajtje me armë në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur një person të plagosur. Rasti është hapur si vrasje në tentativë. Policia ka arrestuar një person për këtë rast dhe është në kërkim të tre të tjerëve të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, tha zëdhënësja Ahmeti.