Një pjesë e Ministrisë së Kulturës bartet në Prizren

Pa praninë e kryeministrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përmbyllur bartjen e një pjese të asaj në selinë e re të në qytetin e Prizrenit. Ceremonia zyrtare e e bartjes së MKRS në qytetin më të vjetër në vend, është bërë sot në selinë re, ish-objektin e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit, aty edhe ku do të jetë selia e re e ministrit të MKRS-së.

Zyrtarë të lartë shtetërorë pohuan më këtë rast se përveç bartjes së një pjese të MKRS, Prizreni do të ketë edhe institucion tjera të cilat do të vendosen në këtë qytet.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të MKRS në Prizren ka pohuar se në këtë qytet do të vijnë dhe shumë asociacione të tjera, të cilat do të jenë nga institucionet qendrore.

“Prizreni është gërshetim është traditë, identitet i yni si popull shumicë i shqiptarëve. Por të njëjtën kohë është një gërshetim i kulturave të ndryshme, keni parasysh se nuk ka vend po thuajse në Evropë, ku gërshetohen religjionet në mënyrë më të shkëlqyeshme se sa në Prizren”, ka pohuar me këtë rast kryetari Veseli.

Ndërsa ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka pohuar se nga sot, MKRS-ja do të jetë afër festivaleve kulturore e afër traditës sportive, për t’i mbështetur ato, për ta ruajtur e mbrojtur trashëgiminë e pasur kulturore.

“Me qëllim të avancimit dhe përkrahjes më të madhe institucionale ndaj vlerave historike, kjo zhvendosje u bë për të qenë sa më afër qytetit më kulturor të Kosovës, dhe nga sot zyrtarisht një pjese e stafit politik, administrativ dhe profesional u zhvendos në Prizren”, ka potencuar tha ministri Gashi.