Mentor Gola në sallën e gjykatës në Gjakovë

Një muaj paraburgim për vrasjen në tentativë në Gjakovë

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Mentor Gola, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë dhe mbajtjes nën kontroll të armës së paautorizuar.

Mbrojtja ka bwrw ankesw nw Gjykatwn e Apelit, duke e kundwrshtuar caktimin e paraburgimit.

Mbrojtësja e të pandehurit, avokatja Blerina Kurtaj e caktuar sipas detyrës zyrtare, e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që ndaj të pandehurit të caktohet një masë alternative e sigurisë siç është arresti shtëpiak ose paraqitja në polici.

Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake Shaqir Zika, pasi që ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe pretendimet e palëve, kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit është e bazuar.

I pandehuri Gola dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Lorik Lipoveci, nën ndikim të alkoolit duke sharë dhe për një moment kishte shkrepur armën dhe pastaj kishte ikur.

https://kallxo.com/i-dyshuari-i-kerkon-falje-familjes-se-viktimes-nuk-i-kujtohen-veprimet-e-gjuajtjes-me-arme/

Bëhet e ditur se i pandehuri ka ndërruar avokaten e tij, duke e marrë si mbrojtës tw tij avokatin Ndrec Dodaj.