Foto: Ilustrim

Një i Vdekur, Pesë të Lënduar në Aksident Trafiku në Gjilan

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar- dy prej tyre janë në gjendje të rëndë- në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan Ferizaj, afër fshatit Cernicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Pak më parë jemi njoftuar për një aksident me fatalitet. Një person ka vdekur ndërsa pesë të tjerë janë lënduar. Dy persona kanë marrë lëndime të rënda”, tha Azizi për Kallxo.com.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Cernicë të Komunës së Gjilanit.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Cernicë, nga pesë të lënduarit dy që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML”, shtoi Azizi.