Foto: Ilustrim

Një i lënduar në aksidentin në Vushtrri (FOTO)

Mosmbajtja e distancës ka bërë që dy vetura të përfshihen në një aksident në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

Në këtë aksident është lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë dy vetura civile dhe një person ka pësuar lëndime. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës në drejtim të lëvizjes”, tha ai.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com këto foto nga vendi i ngjarjes.