Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Një burrë sulmon një grua në Prishtinë

 

Një burrë e ka sulmuar një grua duke e kapur viktimën me duar për fytyre.

Sulmi fizik ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 12:20.

Sipas policisë viktima dhe i dyshuari fillimisht kishin pasur një zënkë verbale.

Policia njofton se viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë.

“Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së.