Nisma Bëhet Parti

Kthimin në parti të Nismës e konfirmoi për KALLXO.com anëtari i Kryesisë së kësaj iniciative Skender Reçica.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar u vendos që Nisma për Kosovën nga iniciativa të shndërrohet në parti politike dhe si e tillë t’i fillojë procedurat për regjistrim në institucionet qendrore të zgjedhjeve,” tha Skender Reçica.

Ai tregoi që aplikimi është bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 21 prill, ndërsa emri do të mbetet i njëjtë.

“Në kohën kur Nisma është themeluar, afati kohor prej themelimit e deri në kohën kur janë organizuar zgjedhjet parlamentare në 2014 ka qenë kohë e shkurtë, kështu që atëherë e kemi shfrytëzu atë procedurën më të shkurtë të regjistrimit si iniciativë,” tha Reçica.

Afati ligjor për regjistrimin e një partie politike në KQZ është 30 ditë.