Nga një protestë e veteranëve | Foto: Arkiv

Nis shpërndarja e certifikatave për statusin e veteranit- pjesëtar

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi se ka nisur shpërndarjen e  certifikatave për statusin e veteranëve-pjesëtarë

“Ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit 2017, dhe në funksion të zbatimit të Ligjit Nr.04/L-261 të datës 23.04.2014 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës neni 9 dhe neni 10 dhe Vendimit të Kryeministrit Nr.729/2018 të datës 23.04.2018”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Në njoftim bëhet e ditur se “certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL”.

Zyra Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën të ditur gjithashtu që ka filluar pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për Veteranët – Invalidë dhe Familjet e Dëshmorëve dhe lëshimin e vërtetimeve për të refuzuarit.

Kjo zyrë bën të ditur se Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e Veteranëve – Pjesëmarrës.

Listat e veteranëve të Luftës së UÇK-së vazhdimisht janë konsideruar të fryra, ndërsa edhe një aktakuzë është ngritur për keqpërdorim të tyre.