Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Nis Sesioni Pranveror i Kuvendit

Me mbledhjen e sotme të Kryesisë ka nisur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes, kryekuvendari Kadri Veseli shfaqi shpresën se ky sesion do të jetë i suksesshëm.

Në mbledhje u vendos që seanca parlamentare e radhës të jetë këtë të enjte, me interpelancën e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami tha se në rend dite ishin edhe dy interpelancat e kryeministrit, por ato nuk do të mbahen këtë javë por në javën tjetër pasi që Isa Mustafa nuk do të jetë në Kosovë.