Nis protesta e Vetëvendosjes kundër Aleksandër Lumezit

Kanë filluar të mblidhen protestues para objektit të Prokurorisë së Shtetit në qendër të Prishtinës.

Nga pamjet e drejtpërdrejta, atje shihen të kenë mbërritur edhe disa prej deputeteve të kësaj partie.

“Me hajna nuk ka shtet. Kërkojmë nga Prokuroria që t’i ndjek, nuk ka investime as asgjë. Kërkojmë shkarkimin e Aleksandër Lumezit sot”, ka thënë Ismail Kureshi.

Deri më tani ende nuk ka arritur Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Më 26 prill, në ora 11:55, protestojmë te Kryeprokurori i Shtetit Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhej në njoftimin e VV-së.

 

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje