Nis nesër në Prishtinë edicioni i 5-të i ‘Rolling Film Festival’

Organizuar nga “Roma Versitas Kosova” dhe “Romawood” nga Prishtina, do të nisë nesër, 13 nëntor 2018, në Prishtinës edicioni i 5-të i Festivalit të Filmit, “Rolling Film Festival”.

Filma dhe programi i edicionit të sivjetmë të “Rolling Film Festival”, do të shfaqen në në Kinoa ABC në Prishtinë, në Kino Armata, Muzeu i Kosovës, Teatri Oda, etj, ndërsa përveç filmave në kuadër të këtij edicioni, do të ketë edhe aktivitete tjera si koncerte, punëtori filmi, muzikë.

Në këtë festivali do të shfaqen filmat dokumentar nga vend të ndryshme të rajonit dhe Evropës, ndërsa hapet nesër mbrëma me filmin dokumentar “Taikon” me regjit të Lawen Mohtadi & Gellert.

Janë rreth 25 filma, që do të shfaqen në kuadër të këtij festivali përmes së cilëve jepet një pasqyrë për kulturën rome, historinë, skenën e artit, mënyrën e jetës, por edhe keqinterpretimin, padrejtësinë sociale me të cilën përballen romët e shpërndarë në të gjithë botën.

Festivali mbyllet më 16 nëntor 2018 me një performancë muzikore ne Teatrin “Oda”.