Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Nesër në Pejë mbahet "DebatPernime" për mjedisin

Emisioni “Jeta në Kosovë” do të mbajë nesër “DebatPernime” në Pejë ku do të diskutohet për mjedisin në Kosovë.

“DebatPernime me mikrofon të hapur” do të mbahet nesër duke filluar nga ora 19:00 në oborr tek Mulliri i Haxhi Zekës në Pejë.

Në këtë debat do të diskutohet për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, ajrin, ruajtjen e lumenjëve, planet për përdorimin e plastikës, riciklimin, si dhe trajtimin e kanalizimeve të cilat derdhen në tokë e lumenj.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë diskutim, përveç qytetarëve, penalistë do të jenë Gazmend Muhaxhiri, kryetari i Komunës së Pejës, Millena Zdravkoviq, zëvendësministre e ambientit, Fatmir Morina, drejtor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Fatos Lajci, ambientalist i lashtë, Jellena Gjokiq, profesoreshë e menaxhimit të mbeturinave në Mitrovicë, dhe Dajana Berisha nga KODIS.

Ftohen të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij debati ku do të ketë diskutime rreth mjedisit në Kosovë.